GazetaMax
Kuriozitete

Lamtumirë Real, në këtë ekip pritet të luaj Hazard nga sezoni i ri

Hazardi do të largohet nga Reali, zbulohet klubi që është në “pole-position” për belgun
E ardhmja e Eden Hazardit do të jetë larg Real Madridit.
Eksperienca e tij tek “Los Blancos” ishte dëshpëruese, e përshkuar me lëndime dhe me formë të zbehtë.
Ish-futbollisti i Chelseat e synon ringritjen dhe këtë mund ta bëjë vetëm nëse largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediumit “Cadena Ser”, përcjell Express, në fund të sezonit përfaqësuesi belg do t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Spanja.
Dhe, për momentin duket se në “pole-position” për ish-futbollistin e Lillet është Borussia Dortmundi.

Klubi gjerman duket se e ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit për Hazardin, për të cilin megjithatë në opsion është edhe rikthimi në Chelsea.

Related posts

14 vjecari shqiptar talent në futbollin suedez, djali i këngëtares së njohur

Gazeta Max

Arsenali dhe Man City arrijnë marrëveshje për Zinchenkon

Gazeta Max

Veprimi i portierit që habiti Xherdan Shaqirin, po ky e ka një fjalë për të

Gazeta Max