GazetaMax
Kuriozitete

Lansohet projekti “Get sponsored për sportista

Get Sponsored, projekti më i ri nën udhëheqjen e Marigona Sekiraqa, dhe i financuar nga MKRS – departamenti i Sportit, po tregon shumë suksese. Projekti ka per bazë informimin e bisneseve në lidhje me mënyrat e sponzorizimit apo përkrahjes së sportit në Kosovë, duke ndihmuar në këtë formë sportin në përgjithesi si dhe përfitimet që mund t’i kenë bizneset në këtë kuadër.

Marigona Sekiraqa, implementuesja dhe përfaqësuesja e këtij projekti, ka treguar se sa sukses është duke pasur projekti. u shpreh ajo.

Ligjet kanë nevojë të promovohen, shumica e bizneseve as nuk jane në dijeni që ekziston një formë e tillë bashkëpunimi dhe një mënyrë lehtësuese për të arritur deri tek një marketing në fushën e sportit. Ne ndërtuam nje broshurë e cila është paraqitur si e kapshme dhe e lehtë për t’u kuptuar.

Padyshim ndihma mëe madhe në këtë pjesë ishte ekipa jonë profesionale e cila dha maksimumin për t’u informuar dhe për të shtjelluar sa më shumë formën procedurale dhe prezentim.

Related posts

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazeta Max

Levent Ismaili zë vendin e 4 në Maratonën e Notit në Ohër

Gazeta Max

Pochettino – Man United, vjen lajmi i fundit nga Anglia

Gazeta Max