GazetaMax
Ballina

Lazim Destani pranoi në shenjë mirënjohje Monografinë e Universitetit të Tetovës

Filantropi dhe pronari i kompanisë prestigjioeze ndërkombëtare, Ecolog, Lazim Destani sot priti në takim Prorektorin për Arsim të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametin.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet Universitetit dhe kompanisë Ecolog që të mbetet prioritet, me këta të fundit që veprimtarinë e saj e zhvillojnë në mbarë botën dhe kanë qenë mbështetës pa rezerv për studentët dhe universitetin në përgjithësi.

Vullnet Ameti në shenjë mirënjohje i dhuroi Monografinë e Universitetit të Tetovës, Lazim Destanit për kontributin e dhënë ndër vite për zhvillimin e Universitetit, mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj themeluesit dhe Rektorit historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, në misionin e tij titanik për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, projektit më madhështor në historinë moderne të kombit shqiptar.

Lazim Destani e vlerësoi lartë punën e realizuar për botimin e kësaj monografie, sikundër shprehu gatishmërinë e tij të vijojë bashkëpunimin dhe të ofrojë ndihmën e kompanisë që ai drejton për përparimin e kësaj qendre të arsimit të lartë në gjuhën shqipe – Universitetit të Tetovës.

Related posts

4Am do të sjellë një mega projekt, surprizë për publikun shqiptar

Gazeta Max

Automattic blen WPAI, një kompani që ndërton zgjidhje AI për WordPress

Gazeta Max

Kunis flet për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimin rus

Gazeta Max