GazetaMax
Kuriozitete

Lirohet nga spitali portieri i Ballkanit

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në futbollin kosovar.
Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri, është liruar nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë.Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, para pak çastesh ka postuar një fotografi bashkë me portierin shqiptar.
Muharremaj tha se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.Ai dhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, uruan që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë tutje.
“Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.

Related posts

Me këtë veprim, Dybala ngjallë dyshime se po transferohet të gjiganti nga La Liga

Gazeta Max

Fitoi titullin e Italisë por Spalletti pritet të largohet nga Napoli

Gazeta Max

“Dardanët” sonte luajnë vetëm për fitore – përballë kanë Irlandën e Veriut

Gazeta Max