Lufta në Ukrainë, Maqedonia e Veriut ndërmerr këtë veprim

Date:

Maqedonia e Veriut po vazhdon sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut më 28 mars njoftoi se ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë rusë.
Vendimi i është kumtuar ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, i cili është ftuar të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
“Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht. Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.
Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...