GazetaMax
LIFESTYLE

Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar

Të flasim pak për flokët. Të gjitha vajzat dëshirojnë të kenë flokë të shëndetshëm pasi ato janë gjysma e bukurisë por këtu merr “jetë” dhe problemi ynë kryesor.
Flokë pa shkëlqim, me maja dyshe, që nuk zgjaten prej kohësh… Duhet theksuar se disa nga faktorët që nuk na mundësojnë zgjatjen dhe forcimin e tyre janë përdorimi i përditshëm i tharëses, ekspozimi ndaj nxehtësisë, mosaplikimi i maskave stimuluese e të tjera.
Sot ju ofrojmë një zgjidhje natyrale që do t’i bëjë flokët tuaj të bukur dhe të fortë, shkruan Shije.al.
Përbërësit kryesorë të kësaj maske janë mjalti dhe kanella. Mund t’i përdorni për çdo lloj floku (të yndyrshëm, të thatë, të imët).
Përbërësit:
1 lugë çaji kanellë
1/2 e filxhanit vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja:
Shtoni 1/2 e filxhanit vaj ulliri në një tigan dhe vendoseni në zjarr. Kur vaji të bëhet mjaftueshëm i ngrohtë, e largoni nga zjarri dhe e vendosni menjëherë në një enë.
Pastaj, shtoni 1 lugë çaji kanellë dhe 1 lugë çaji mjaltë.
Përzieni me njëra-tjetrën duke përdorur një lugë derisa të krijohet një përzierje homogjene.
Përdorimi:
Aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj, me një furçë.
Lëreni të veprojë për 15 minuta. Lani më pas flokët me shampo.
Përdoreni këtë maskë çdo ditë për një javë rresht. Do të vini re shumë shpejt ndryshimet dhe përmirësimet e para!/ Shije.al

Related posts

Studimi zbulon se ‘bufat e natës’ janë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit të tipit 2

e-max

Afër bregdetit, ja më kënd po i shijon rrezet e diellit Remzia

e-max

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ”Ibe Palikuqi” në kërkim të talenteve të rinj

e-max