Ndonëse nuk është pjesë aktive e industrisë së muzikës shqiptare, Linda Halimi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh vendoset në qendër të mediave rozë.
Ajo jeton prej vitesh në SHBA me vajzën dhe bashkëshortin e saj, nga i cili së fundmi është përfolur për një ndarje. Dyshja, e cila është përfolur shumë herë për shkëputje të marrëdhënies, u raportua se këtë herë e kanë mbyllur lidhjen disavjeçare. Çifti ka fshirë nga rrjetet sociale çdo foto të tyre, madje as nuk ndiqen më.
Linda dhe bashkëshorti i saj vijojnë të jenë bashkë por kanë vendosur mos ta ekspozojnë lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Pak muaj më parë bashkë ma vajzën ata janë zhvendosur nga Atalanta në Miami dhe kanë nisur një fazë të re në jetën e tyre.