GazetaMax
Lajme

Mister për dronin që ra mbi Zagreb

Sipas të dhënave të deritashme, droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë, rreth orës 23. 00 te mbremjes te se enjtes nga lindja në perëndim, nga hapësira ajrore hungareze me shpejtësi 700 kilometra në orë në lartësinë 1,300 metra. Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha se ky dron ka fluturuar mbi Kroaci rreth 7 minuta. Ai ka deklaruar se ky është “incident serioz” dhe se si i tillë edhe po hetohet nga autoritetet.

Milanoviq ka bërë të ditur se droni është i madhësisë së aeroplanit dhe se peshon rreth 6 tonë.vendase. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e informoi palen kroate se ky dron kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze prej Rumanisë ndersa nuk dihet nëse ka qenë në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase.

Dëshmitarët e cituar nga mediat kroate thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe. Rrëzimi i dronit te kohës sovjetike Tu-141në Zagreb zgjoi interesim të madh publik në Kroaci dhe jashtë saj ku ne media ngrihen pyetjet per ate se sa e papërgatitur është ushtria kroate dhe mbrojtja ajrore.

Related posts

Baçovski: Bllokada në Kuvend është pengesë serioze për subvencionet e kultivuesve të duhanit

Gazetamax.mk

Ambasada e SHBA-së: Mbesin në fuqi sanksionet për Mijallkovin

Gazetamax.mk

Miteva: Diplomacia në çështjen bullgare po shkon në drejtim të gabuar

Gazetamax.mk