GazetaMax
Adrenaline

Pasardhësi i Chiellinit, Juventusi piketon mbrojtësin e Barcelonës

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci ndodhen në vitet e fundit të karrierës, dyshja e famshme nuk jep shumë garanci në prapavijë dhe drejtuesit e Juventusit po studiojnë alternativa të ndryshme për repartin e mbrojtjes.

Një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë dhe që shihet si kolegu perfekt i Matthijs De Ligt, është Ronald Araujo. 23-vjeçari uruguaian (7 ndeshje me kombëtaren latine) po paraqitet shumë mirë me Barcelonës, teksa shënoi një nga golat në suksesin 0-4 kundër Real Madrid.

Mediet spanjolle raportojnë se “Zonja” po monitoron me kujdes situatën e Araujos, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. Klubi italian po përgatit një propozim zyrtar për Barcelonën.

Araujo vlerësohet 40-50 milionë euro, dhe vështirë që Barcelona të heqë dorë nga shërbimet e tij. Xavi e vlerëson shumë dhe po e aktivizon si titullar, por te Juventusi nuk dorëzohen dhe po formulojnë ofertën e parë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll…


Your answer:

Correct answer:

You got {{SCORE_CORRECT}} out of {{SCORE_TOTAL}}

Related posts

Sterlingun në verë mund të transferohet në Milan, kjo ëshë lëvizja e drejtuesve kuq e zi

Gazetamax.mk

Bale te gjiganti i Serie A me parametra zero

Gazetamax.mk

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazetamax.mk