GazetaMax
Lajme

Rrëzohet në Norvegji avioni ushtarak amerikan

Aksident ajror, rrëzohet një avion ushtarak në Norvegji.

Burime bëjnë me dije se një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.

Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.

Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.

Fati i katër personave në bord nuk dihet.

Related posts

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazeta Max

Basha: Jam në dispozicion të çdo lloj zgjidhje

Gazeta Max

Bashkëjetesa mes personave të gjinisë së njëjtë, nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës

Gazeta Max