GazetaMax
Lajme

Shkarkohet kreu i KLP-së, Alfred Balla

Alfred Balla, kreu i KLP-së është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u dha pasditen e sotme nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, dhe ka formë të prerë.

Kjo do të thotë se Balla nuk mund të drejtojë më KLP.

Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Related posts

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

Gazetamax.mk

“Çamëria është një dramë që akoma nuk ka marrë zgjidhje”! Intervistë me studiuesin e çështjes çame, Hajredin Isufi

Gazetamax.mk

Java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientë në menopauzë në KGJO

Gazetamax.mk