Shkenca tregon se sa janë njerëzit të qëndrueshëm: Cili është limiti?

Kufiri i fundit i qëndrueshmërisë njerëzore është përpunuar nga shkencëtarët duke analizuar një vrapim prej 3,000 miljesh, Tour de France dhe ngjarje të tjera elite.

Ata treguan se kulmi  ishte 2.5 herë shkalla metabolike e trupit, ose 4,000 kalori në ditë për një person mesatar.

Çdo gjë më e lartë se kaq nuk ishte e qëndrueshme në afat të gjatë.

Hulumtimi, nga Duke University, gjithashtu tregoi se gratë shtatzëna ishin specialiste të qëndrueshmërisë, që jetojnë pothuajse në kufijtë e asaj që trupi i njeriut mund të përballojë.

Studimi filloi me garën në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku atletët vrapuan  3,080 milje nga Kalifornia në Uashington DC në 140 ditë.

Konkurrentët vrapuan gjashtë maratona në javë për muaj të tërë, përderisa shkencëtarët analizuan efektin në trupat e tyre.

Norma metabolike e pushimi – kaloritë që trupi djeg kur është duke u relaksuar – është regjistruar para dhe gjatë garës. Gjithashtu u regjistruan edhe gjatë periudhës së qëndrueshmërisë ekstreme.

Studimi, në avancimet e shkencës, tregoi se përdorimi i energjisë filloi të jetë i lartë, por përfundimisht u radhit në 2.5 herë nga shkalla metabolike e pushimit.

Studimi  gjithashtu gjeti një model midis gjatësisë së një ngjarjeje sportive dhe shpenzimeve të energjisë – sa më e gjatë të jetë ngjarja, aq më e vështirë është të digjni kaloritë. Pra, njerëzit mund të shkojnë përtej shkallës së tyre metabolike bazë, përderisa bëjnë ushtrime një periudhë të shkurtër, por bëhet e paqëndrueshme në një afat të gjatë.

Studimi gjithashtu tregon se ndërsa vrapimi i një maratone mund të jetë goxha i rëndë, ajo nuk është askund afër limitit të qëndrueshmërisë njerëzore.

Të fundit në përqindje