GazetaMax
BALLINA LAJME

SkyShowtime shpall listën e filmave të rinj hit dhe serialeve ekskluzive që do të vijnë në vazhdim të këtij viti dhe në fillim të vitit 2024  

Për të dytin vit, SkyShowtime sjell thuajse 50% të sukseseve të Hollivudit — më shumë se çdo shërbim tjetër transmetimi në tregjet e tij — ku përfshihet edhe filmi vizatimor spektakolar The Super Mario Bros. Movie që ka arkëtuar miliarda dollarë.

Pas më pak se një viti që nga dalja e parë në treg në vendet nordike dhe vetëm gjashtë muaj nga shtrirja e tij në më shumë se 20 tregje evropiane, SkyShowtime gëzon aktualisht një listë mbresëlënëse dhe në rritje të premierave të filmave artistikë dhe serialeve ekskluzive.

Si shtëpia e prodhimeve të reja kinematografike Paramount Pictures dhe Universal Pictures, SkyShowtime do të shfaqë në vazhdim të këtij viti dhe në fillim të vitit 2024 premierat e të tjerë filmave të mëdhenj dhe është në rrugën e duhur për të ofruar 50% të sukseseve të vitit 2023 në shërbimin e tij.

Gjithashtu, titujt në “Pay One” të SkyShowtime përfaqësojnë 50% të sukseseve të Hollivudit në vitin 2022. Sukseset mëdha të vitit 2022 që vazhdojnë të shfaqen në shërbim, përfshijnë: Top Gun: MaverickJurassic World Dominion, dhe Minions: The Rise of Gru. SkyShowtime u ofron abonentëve disa nga prodhimet më të mira të Hollivudit.

Premierat në shtator:

Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves është një film me aksion që sjell botën e pasur të lojës legjendare në ekran. Në të luajnë Kris Pajn, Mishel Rodrigez, Rege-Zhon Pejxh, Xhastis Smith, Sofia Lilis, Kloi Koleman, Dejzi Hed dhe Hjug Grent.

Poker Face, hiti i vlerësuar nga kritika, do të shfaqet premierë në shtator si orgjinal i SkyShowtime. Aktorja kandidate për çmimin Emmy®, Natasha Lion, luan  Çarlin, e cila ka një aftësi të jashtëzakonshme për të dalluar kur dikush po gënjen. Ajo niset për udhëtim me Plymouth Barracudën e saj dhe në çdo ndalesë ndeshet me një sërë personazhesh të reja dhe krime të çuditshme, që nuk mund t’i lërë pa zgjidhur.

Codename: Annika, seriali origjinal i SkyShowtimeështë një dramë kriminalistike finlandezo-suedeze. Historia bën fjalë për hetuesen finlandeze të artit, Emën, e cila infiltrohet si agjente e fshehtë në një shtëpi ankandi në Stokolm dhe heton lidhjen e firmës me një pastrues parash famëkeq, që njihej me emrin Blanko. Për të mos u zbuluar, Ema zgjedh si identitet të fshehtë emrin Anika, një grua gjaknxehtë e shoqërisë së lartë, e cila jeton për festa të çmendura, drogë dhe alkool, e kundërta e Emës, personit të ftohtë, të qetë dhe me këmbë në tokë. Megjithatë, duke u hequr si Anika, Emës i duhet të përballet me kujtimet e të kaluarës së saj që është përpjekur t’i harrojë.

Premierat në tetor:

The Family Stallone, dokumentari me seri me kandidatin për çmimin Academy Award, Silvester Stalone, gruan e tij Xhenifer Flavin Stalone dhe tri vajzat Sofia, Sistinë dhe Skarlet, ju fton në tryezën e një prej familjeve më të famshme të Hollivudit.  Shikuesit do të mund të ndjekin aktorin Stalone në rolin më të rëndësishëm të jetës së tij: babanë.

Special Ops: Lioness, frymëzuar nga një program real ushtarak amerikan, ka në qendër jetën e Xhosë (Zoi Saldanja) ndërsa përpiqet të ekuilibrojë jetën e saj personale dhe atë profesionale, si maja e shigjetës së CIA-s në luftën kundër terrorit. The Lioness Program, nën mbikëqyrjen e Kejtlin Mid (Nikol Kidman) dhe Donald Uestfilld (Majkëll Kelli), rekruton një marinse të egër që quhet Kruz (Laisla De Oliveira) që të punojë si agjente e fshehtë bashkë me Xhonë mes ndërmjetësve të pushtetit në terrorizmin shtetëror, në përpjekjet e CIA-s për të parandaluar 11 shtatorin e radhës. Ky serial do të shfaqet ekskluzivisht në të gjitha tregjet e SkyShowtime në muajin tetor.

Fleeting Lies, seriali origjinal spanjoll i SkyShowtime do të shfaqet në nëntor. Një muaj përpara dasmës dhe pak përpara se të emërohej drejtoreshë e kompanisë, Luçia (Elena Anaja) tradhtohet nga Santi (Kuaim Gutierres), rivali i saj për ngritjen në detyrë. Si pasojë, Luçia akuzohet për spiunazh industrial dhe pushohet nga puna pa u dëgjuar fare. Papritur, jeta dhe e ardhmja e Luçias merr një kthesë të beftë drejt pasigurisë dhe ajo e gjen veten përballë një dileme të madhe: si të provojë pafajësinë e saj, duke e çliruar veten nga burgu. Luçia do të nisë një sërë veprimtarish të paligjshme për të mbështetur në vazhdimësi familjen e saj, ndërkohë që u mban të fshehtë atë që ka ndodhur. Gënjeshtrat do të bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe jeta e saj do të komplikohet gjithmonë e më shumë.

Premierat në nëntor:

Frasier, kthimi triumfues i komedisë ikonë do të vijë në SkyShowtime. Me Kelsi Gramer, aktor dhe producent ekzekutiv, seriali i ri ka në qendër Freizhër Krejnin (Gremer) në kapitullin tjetër të jetës së tij, ndërsa kthehet në Boston, Masaçusets për t’u përballur me sfida të reja, për të krijuar marrëdhënie të tjera dhe nja dy ëndrra të vjetra për të përmbushur. Freizhër kthehet sërish!Përveç Gremer, në serilain e ri luan Xhek Katmor-Skot si djali i Freizhërit, Fredi; Nilolas Lind’hërst si shoku i vjetër i kolegjit të Freizhërit, tashmë profesor universiteti, Alani; Toks Olagundoj si Olivia, kolegia e Alanit dhe drejtoresha e departamentit të psikologjisë në universitet; Xhes Salgueiro si shoqja e dhomës së Freizhërit, Eva; dhe Enders Kith si nipi i Freizhërit, David.

Dreamland është një dramë emocionuese rreth sekreteve, gënjeshtrave, dashurive dhe aspiratave të një familjeje me katër motra. Vendosur në Margejt, qytetin bregdetar britanik plot diell, bëhet fjalë për eksplorimin e një komedie së errët të marrëdhënieve mes femrash të brezave të ndryshëm dhe dinamikat e tyre familjare (disi jofunksionale). Motra më e madhe Trisha (Agieman) është shtatzënë për herë të tretë me partnerin e saj Spens (Kill Smith- Bajnou). Dhe këtë herë, ajo e ka vendosur: do të jetë një vajzë. Dy motrat e saj Kler (Gebi Best) dhe Lejla (Ajme-Fion Eduards) rrinë me të bashkë me nënën e tyre (Frensis Barbër) dhe gjyshen legjendare, Margaritën (Sheila Reid), “duke manifestuar” një vajzë të vogël në ‘mani-festivalin’ e Trishës. Por kur motra tjetër e tyre, Meli (Alen), rishfaqet papritur në jetët e tyre, kthimi i saj cenon stabilitetin e gjithë familjes. Një trokitje në derë dhe vend i ëndrrave ‘Dreamland’ pushon së ekzistuari…

Renfield, një rrëfenjë moderne me përbindësha tregon historinë e shërbëtorit besnik por të torturuar të Drakulës, kontit më narcist të historisë.  Vlerësuar për nuancat komike dhe interpretimet, në film luan Nikolas Houllt në rolin kryesor, Aukuafina, Shohreh Agdashlu dhe fituesi i çmimit Oscar®, Nikolas Kejxh si Drakula.

The Super Mario Bros. Movie, prodhimi i suksesshëm me regji të Aron Horvath dhe Majkëll Jelenik, vjen gjithashtu në muajin tetor. Luajnë Kris Prat, Çarli Dei, Seth Rogen, Xhek Blek dhe Ania Tejlor-Xhoi. Bazuar në botën e lojës Mario të Nintendos, filmi fton publikun në një univers të ri të gjallë dhe emocionues si kurrë më parë, në një komedi plot aksion.

Lawmen: Bass Reeves, një serial i ri antologji, me producent ekzekutiv kandidatin për çmimin Oscar, Tejlor Sheridan dhe kandidatin për çmimin Emmy®, Dejvid Ojelouo, vjen ekskluzivisht në SkyShowtime. Me Ojelouo, Louren E. Benks, Demi Singëllton, Forest Gudlak, Berri Pepër, marrësin e çmimit Oscar® të nderit, Donald Sathërlend dhe kandidatin për çmimin Emmy Award®, Denis Kueid, sezoni me tetë episode do të zbulojë historinë e patreguar të ligjvënësit legjendar në Perëndimin e vjetër: Bas Rivs (Ojelouo). Seriali origjinal ka në qendër rrugëtimin e Rivs dhe ngritjen e tij nga skllav në zbatues ligji, si marshalli i parë me ngjyrë në SH.B.A. në perëndim të Misisipit. Pavarësisht arrestimit të 3000 ligjshkelësve gjatë gjithë karrierës së tij, pesha e distinktivit ishte e rëndë dhe i duhej të luftonte me koston morale dhe shpirtërore në kurriz të familjes së tij.

Transformers: Rise of the Beasts do të shfaqet për publikun përpara sezonit të festave. Filmi e çon publikun në një aventurë të viteve ’90 me autobotë rreth e qark globit dhe prezanton një degëzim të Transformers – Maksimalët – për t’iu bashkuar si aleatë në luftën ekzistuese për pushtimin e botës.

Në fillim të vitit 2024 do të vijnë për abonentët e SkyShowtime filma të suksesshëm hit dhe seriale ekskluzive, duke përfshirë:

Përveç kësaj, The Curse, një serial origjinal i SkyShowtime me zhanre të ndërthurura, analizon nga afër mallkimin e supozuar të një çifti të sapo martuar, teksa përpiqen të bëhen me fëmijë, ndërsa drejtojnë së bashku programin e tyre për transformimin e shtëpive. Në këtë serial luan fituesja e çmimit Oscar®, Ema Stoun, Nejthën Filldër dhe Beni Sefdaj. Të ftuarit specialë, kandidati për çmimin Oscar, Barkad Abdi, kandidati për çmimin Emmy®, Korbin Bernsen dhe Konstans Shulman. Prodhuar nga A24, THE CURSE me bashkëkrijues dhe producentë ekzekutivë Beni Sefdaj dhe Nejthën Filldër, i cili është njëkohësisht edhe regjisor. Ema Stoun është producente ekzekutive së bashku me Dejv MekKeri dhe Ali Herting me kompaninë e tyre Fruit Tree. Xhosh Sefdaj është gjithashtu producent ekzekutiv. Seriali do të mbërrijë edhe në platformë në vitin 2024.

Drejtori ekzekutiv i SkyShowtime, Monti Sarhan ka thënë: “Më pak se një vit nga dalja në treg, SkyShowtime ka një listë mbresëlënëse përmbajtjeje të jashtëzakonshme. Nga sukseset më të fundit të Hollivudit dhe serialet globale ekskluzive, deri në prodhimet origjinale lokale, SkyShowtime u ofron abonentëve në Evropë një përzgjedhje fantastike të prodhimeve më të mira argëtuese në botë. Dhe me gjithnjë e më shumë përmbajtje spektakolare që do të vijnë në vitin 2024, SkyShowtime do të  ofrojë argëtim të mrekullueshëm me një çmim fantastik.” 

Me mijëra orë argëtim cilësor për gjithë familjen, abonentët e SkyShowtime kanë në dispozicion seriale të reja dhe ekskluzive, prodhime origjinale, filma fitues çmimesh, përmbajtje për fëmijë dhe familje dhe një përzgjedhje titujsh ikonë të librarisë dhe suksese të ekranit nga Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock – të gjitha këto shfaqen në një vend të vetëm. SkyShowtime është i disponueshëm në Shqipëri, Andorrë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

SkyShowtime është i disponueshëm drejtpërdrejt tek abonentët përmes aplikacionit SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS, Android, televizorët Android, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është 5,99 Euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore falas që mund ta anuloni në çdo kohë.

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com
Këndi i lajmeve: https://corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Related posts

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Shkup

e-max

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

e-max

Shkollat kanë nisur kursimin e energjisë elektrike

e-max