GazetaMax
Lajme

Spasovski në Gjenevë realizoi takim me komesarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, Filipo Grandi

Shkup, 10 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë Sesionit të rregullt të 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku po e udhëheq delegacionin e MPB-së, realizoi takim pune me komesarin e Lartë për Refugjatë, Filipo Grandi.

Në takim u dha një rishikim i detajuar e gjithë asaj që është realizuar në periudhën e kaluar, duke pasur parasysh partneritetin me UNHCR-në në obligimet të cilat dalin nga Plani aksional për politikën migruese në vend, përcjellja dhe harmonizimi me legjislacionin e UE-së në fushën e shtetësisë, përmirësimi i gjendjes të personave pa shtetësi, krijimi i kushteve për qasje më të lehtë te dokumentet për shtetasit të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Ministri Spasovski drejtoi falenderimet e tija Komesariatit të Lartë dhe përfaqësueses së UNHCR-së në Shkup, Monika Sandri, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në pjesën e shtetësisë, statusit të refugjatëve, migracionit, si dhe për përkrahjen e Zyrës së UNHCR-së në Shkup, me qëllim rritjen e kapacitetit të Sektorit të Azilit përmes trajnimeve dhe përkrahjes materialo-teknike. Në lidhje me Paktin global për refugjatët, si njërin nga instrumentet ndërkombëtare shumë të rëndësishme të KB-ve, palë përgjegjëse e të cilit është edhe vendi ynë, Spasovski theksoi se shteti në mënyrë të vazhdueshme jep përkrahje të fuqishme, kurse në periudhën e kaluar janë përmbushur një pjesë e madhe e përpjekjeve, duke përfshirë edhe harmonizimin e legjislacionit tonë nacional me atë të UE-së, të cilët në masë të madhe janë inkorporuar në legjislacionin nacional pozitiv”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në takim u përshëndetën përpjekjet e shtetit në përforcimin e menaxhimit me sistemin e azilit, duke pasur parasysh se gjatë pandemisë, Maqedonia e Veriut ishte ndër të parat e cila iu qasë zbatimit të intervistave me kërkuesit e të drejtës për azil përmes one-line platformës, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre, kurse gjatë tërë kohës së zgjatjes së situatës së jashtëzakonshme u sigurua qasje e papenguar në procedurën për të drejtën e pranimit të azilit, për të gjithë personat të cilët kishin nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjatë bisedave u hapën temat për situatën aktuale me migrantët, sfidat të nxitura nga konfliktet të cilat rezultojnë me shpërngulje masive, pastaj në lidhje me gjendjen e re gjeopolitike, ministri Spasovski informoi se shteti edhe pse nuk është në rutën kryesore të evakuimit, shprehu humanitetin e tij se përmnes pranimit të refugjatëve nga Ukraina dhe të familjeve të tyre të cilët kërkuan strehim në Maqedoninë e Veriut, kështu nga fillimi i krizës deri më sot janë lëshuar 358 leje për qëndrim të përkohshëm për shkak të arsyeve humanitare, kurse deri më tani nuk kemi individë shtetas të Ukrainës të cilët kanë kërkuar azil në territorin e RMV-së.

Komesari i Lartë Filipo Grandi shprehu kanaqësinë e tij për mundësinë të realizohet ky takim i përbashkët dhe theksoi se “nga ana e UNHCR-së janë të njohura përpjekjet dhe rezultatet të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka arritur në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve” duke drejtuar falenderim ministrit Spasovski për pranimin e refugjatëve nga Ukraina dhe të familjeve të tyre të cilët kërkuan strehim në Maqedoninë e Veriut.

Grandi drejtoi falenderim edhe për finalizimin e suksesshëm të twining projektit “Harmonizimi i sistemeve nacionale për menaxhim kufitar me kërkesat e UE-së dhe Shengenit” në kuadër të të cilit është përgatitur edhe Strategjia nacionale për menaxhim të integruar të kufirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Konceptin Evropian për Menaxhim të integruar të kufirit, me çfarë është arritur një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së menaxhimit me kufij dhe të menaxhimit me migracinin e parregulluar, si interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe i Unionit Evropian, dhe nënkuptohet i UNHCR-së.

Dy palët posaçërisht pozitiv e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të UNHCR-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë drejtim u bisedua edhe për programet aktuale të Zyrës së UNHCR-së në vend dhe në botë, kurse ministri Spasovski drejtoi ftesë komesarit të Lartë, Grandi, në emër të partneritetit të deritanishëm dhe bashkëpunmit të frytshëm në përgjigjen ndaj situatës me refugjatët, të jetë mysafir i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe e njëjta nga ana e komesarit të Lartë për Refugjatë me kënaqësi u pranua.

Related posts

Autobusët me numër 19 dhe 20 nuk funksionojnë, Arsovska i la pa pagesat që u takojnë

Gazetamax.mk

Promovim i projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës”

Gazetamax.mk

Takim Francë – Ballkan për kontributin e autoriteteve lokale në procesin e integrimeve evropiane

Gazetamax.mk