GazetaMax
Lajme

Takim i Xhaferit me presidenten hungareze Novak

Shkup, 6 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen që Hungaria e jep në drejtim të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Në kontekst të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, theksoi se ato janë të mira, por se ka akoma hapësirë për më shumë investime dhe bashkëpunim ekonomik.

Xhaferi informoi se në Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht zhvillohet procesi i skriningut, ndërsa në vjeshtë pritet që të vazhdojë procesi i negociatave të aderimit kurse në ndërkohë, duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese të cilat janë të domosdoshme për rrjedhjen e mëtejme të procesit. Pohoi se edhe në Kuvend bëhen përpjekje për të gjetur shumicën e duhur për ato ndryshime.

Presidentja Novak nga ana e saj, i lavdëroi përpjekjet e vendit tonë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me ç’rast theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen miqësore të Hungarisë. Sa i takon luftës në Ukrainë, ajo nënvizoi se Hungaria e dënon agresionin e Rusisë por, kur bëhet fjalë për sanksionet, për shkak të situatës së saj specifike, doemos ti marrë parasysh interesat e veta nacionale. Prandaj Hungaria angazhohet për ndërprerjen e luftës dhe zgjidhjen e konfliktit me anë të negociatave.

Në lidhje me çështjen e emigracionit, të dy bashkëbiseduesit e potencuan angazhimin dhe luftën e përbashkët kundër emigracionit ilegal. Kryetari Xhaferi tha se integrimi i vendit tonë dhe i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian do të kontribuojë në ngritjen e standardit jetësor dhe rrjedhimisht, do e zvogëlojë presionin për shpërngulje.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit

Related posts

Bushi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi mes dy vendeve i rëndësishëm

Gazetamax.mk

Borrell në New York, të martën takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Gazetamax.mk

Pse “Grupi i zjarrit” sulmoi Ahmetin: “Deri më tani nuk kishin kauzë, të palogjikshme ishin kritikat ndaj Grubit dhe Osmanit”

Gazetamax.mk