GazetaMax
BALLINA

VMRO me panele diskutimi se sukseset e diplomacisë nuk kanë më vetëm vulën maqedonisht, por edhe shqip

Protesta, gjuajtje me gurë të godinës se Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjuhë të urrejtjes… e deri në tribuna partiake e kanë karakterizuar opozitarizmin e VMRO-DPMNE-së dhe ultra nacionalistëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundrejt udhëheqjes së Diplomacisë nga Bujar Osmani.

Gjithnjë në një vijë me Rusinë, opozitarizmi i tyre për shkak pozicionimit të qartë dhe pahamendje të kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut me interesin amerikan dhe vlerat botërore demokratike.

E në këtë linjë ka qenë edhe tribuna partiake, sot, e organizuar nga VMRO-DPMNE, me panelistë si Antonijo Milloshoski, ish ministër i jashtëm dhe ish ambasadori Zoran Dabiq.

Anëtarësimi në NATO, bisedimet me BE-në, Kryesimi me OSBE-në, me A5- Kartën e Adriatikut e së shpejti edhe me PBEJL, janë arritje diplomatike që kanë krijuar frustracion të pala tjetër jo vetëm për faktin se janë rival politik dhe për momentin “offside” në aspektin diplomatik, por për faktin se Diplomacia e Maqedonisë së Veriut ka bërë që vendi të fitojë një rol të veçantë në skenën ndërkombëtare- diçka e paarritur më parë- pikërisht në kohën kur me resorin po udhëheq kuadri shqiptar dhe vula e suksesit institucional nuk është tashmë vetëm maqedonisht por edhe shqip.

Mirënjohje për vendin dhe Diplomacinë e shtetit është ngjarja e 18 marsit në Ohër kur Maqedonia e Veriut ishte nikoqire e dialogut Kosovë- Serbi, si ngjarja më e rëndësishme politike, që ka për qëllimin normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe vendosjen e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, vet Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani nuk ka hyrë ne debatet e palës tjetër për veprimtarinë e tij. Sipas tij:

“Diplomacia dhe sukseset diplomatike nuk janë garë në 100 metra, janë maratonë në të cilën të suksesshëm dalin ata të cilët dinë si t’i mbrojnë pozicionet e tyre, dinë si të jenë durimtarë dhe dinë se ku duan të arrijnë. Unë mendoj se ne nuk kemi dilema se ku duam të arrijmë”.

Related posts

Ahmeti: Mirëpres vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Shkup, mbështes arritjen e një marrëveshje finale

e-max

Grubi – Hulmann: Rruga e BE-së hapet me Propozimin francez

e-max

Ahmeti flet për Regjistrimin: Është punuar me përgjegjësi

e-max