GazetaMax
Lajme

VMRO: Pushteti po bën presioni ndaj deputetëve

Shkup, 22 Janar – VMRO-DPMNE-ja akuzon disa struktura siç thonë  kriminale të udhehequra nga LSDM-ja se po bëjnë presion ndaj disa deputetëve të shumicës qeveritare, të cilët janë të gatshëm të votojnë për mosbesim të Qeverisë, dhe vendi të shkonë drejtë zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare.

Sipas zëdhënëses së kësaj partie Marija Miteva, disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LSDM-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet.

“Ëshë e kotë të mundohet të realizojnë presione mbi çdo deputet, dhe kjo është edhe një tregues i qartë për përdorimin e metodave jo-demokratike të cilat i përdorë pushteti.  Fillimishtë i fyen, ofendojnë dhe kërcënojnë mediumet, ndërsa tani me të njëjtat metoda, po i sulmojnë anëtarët dhe deputetët e tyre të cilët janë pro zgjedhjeve të parakohshme. Pikërishtë deputetët e shumicës e kanë të qartë se kjo Qeveri duhet të largohet, prandaj qeveria e Kovaçevskit po përdorë ndërmjetësues dhe me metoda të ulta sulmonë të pa kënaqurit” – tha Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Related posts

VIDEO / Sulmuesit e Ziadin Selës duke konsumuar heroinë në burg

Gazetamax.mk

Bastisje në shtëpinë e pronarit të portalit Dokazm.mk, natën e kaloi në stacion policor

Gazetamax.mk

Pendarovski – Radev: Angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes reciprok

Gazetamax.mk