Një vrasje e rëndë, ka ndodhur para disa javëve në Zvicër.
Një gjykatë zvicerane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që 40-vjeçari shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi.
Kryetari i trupit gjykues Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash.
Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. 40-vjeçari, më 26 gusht të vitit 2019 kishte vrarë bashkëshorten duke e goditur pesë herë me thikë.
Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë krimesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.
Të fundit në përqindje
Shkup, 27 janar – Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili
Shkup, 27 janar – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie
Shkup, 27 janar – Nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit shkollor nuk është shënuar
Shkup, 27 janar – Në vitin e ardhshëm pres forcimin edhe më intensiv të solidaritetit dhe
Shkup, 27 janar – Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin