Vuçiq mundohet të viktimizohet: Po përpiqen të na fusin në kurth, është aksion i koordinuar i Prishtinës, Zagrebit e Sarajevës

Date:

Vuçiq reagon sërish: Po përpiqen të na fusin në kurth, është aksion i koordinuar i Prishtinës, Zagrebit e Sarajevës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sërish pasi u bëri thirrje serbëve të Kosovës që më 3 prill të votojnë në Serbi.
Vuçiq hodhi akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti derisa tha se bota po heshtë për siç tha ai synimet e Kurtit, shkruan Reporteri.
“Bota është e gatshme të heshtë për synimin e Kurtit, na takon ne të mos biem pre e këtyre provokimeve. Më e lehtë është të pranojmë kërkesat e tyre, por çfarë do të bëjmë një ditë më vonë, më 4 prill, 10 maj?”, pyeti ai.
Vuçiq tha se bëhet fjalë për siç e ka quajtur ai një “aksion të koordinuar të Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Zagrebit”.
“Unë mendoj se këtë e kuptojnë edhe Perëndimi. Do të jetë e vështirë edhe për serbët në Kosovë. Ata duan të na tërheqin në konflikt, duke thënë se ne jemi shërbëtorë të Rusisë. Nëse shikoni shtypin kroat sot, ata shkruajnë: “Brukseli e pa lojën e Beogradit në Bosnjë”. Dhe çfarë loje, çfarë po luajmë, përveçse heshtim për çdo marrëzi që dëgjojmë. Çfarë ka bërë Serbia? Me çfarë kemi ofenduar dikë?”, tha Vuçiq për TV Prva.
“Mendoj se palët ruse dhe kineze kuptojnë gjithçka, por do të jetë e vështirë për ne, do të jetë e vështirë për serbët për Kosovën dhe Metohinë. Kurthi është se ata po përpiqen të na tërheqin në konflikt, duke thënë se ne jemi shërbëtorë rusë në Ballkan. Kroatët thonë se po provokojmë në BeH. Çfarë bëmë konkretisht, përveçse heshtim në çdo hap?”, ka thënë tutje Vuçiq.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...