GazetaMax
Lajme

Vuçiq pretendon se dikush po planifikon vrasjen e tij

Vuçiq po pretendon se dikush po planifikon ta eliminojë.
Është arrestuar të shtunën i riu Dragan.V pasi partnerja tij e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika dhe një laptop.
Sipas Tanjug ai sot është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike nëBeograd, ku ka thënë se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres se tij “se ka planifikuar të vrasë presidentin, e më pas të vrasë veten”.
Me vendim të prokurorit, gjykata ka caktuar masën e arrestit për të mos përsëritur krimin.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet, transmeton Indeksonline.
Raportohet se i arrestuari është pjesëtar i sigurimit të njërit prej liderëve të opozitës serbe.

Related posts

“Rekord turpi për Kosovën”- Koci aplikon në Librin e Rekordeve Guinness pas 48 dështimeve të Kuvendit

Gazeta Max

24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare

Gazeta Max

Takim i Xhaferit me presidenten hungareze Novak

Gazeta Max