GazetaMax
Ballina

Zëvendës drejtori Asani: Rritja e të hyrave nga Dogana dhe projekte të reja në vlerë prej 30 milionë euro

“Të hyrat nga tatimi në automjete kanë shënuar rritje prej 46,7% krahasuar me vitin paraprak, të hyrat nga dogana për 10,3%, ndërsa rritje prej 5% ka edhe te hyrat nga akciza, të cilat në vitin 2023 arrijnë në 32,4 miliardë denarë. Rritja e mbledhjes së të hyrave nga ana e Drejtorisë doganore do të thotë më shumë para për shëndetësi, arsim, përmirësim të infrastrukturës, nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thotë Zëvendos drejtori i Drejtorisë doganore, Muharem Asani.

Asani thotë se rezultatet tashmë janë njohur nga komuniteti i biznesit, dhe në anketën e fundit të Këshillit të investitorëve të huaj, Drejtoria doganore është institucioni me punën e të cilit investitorët janë më të kënaqur.

Asani theksoi se Drejtoria doganore investon në projekte të reja zhvillimore në vlerë prej mbi 30 milionë euro.

“Qëllimi është që kompanitë maqedonase të mund të shfrytëzojnë përfitimet e projekteve të reja në vlerë mbi 30 milionë euro – mjete të siguruara nga fondet e BE-së, Banka Botërore dhe donatorët tjerë, si dhe 60,6 milionë denarë shtesë në mjete buxhetore të parapara për projekte zhvillimore të Drejtorisë doganore, të cilat filluan të realizohen këtë vit dhe realizimi i të cilave është para nesh”, tha Asani.

Related posts

104 mijë të infektuar me Covid në Kin, 36 mijë raste në Shangai nga muaj Mars

Gazetamax.mk

Raporti i BE-së njehë qartë progresin e Diplomacisë së vendit

Gazetamax.mk

Me 65 vota Pro, Kuvendi votoi ministrat e rinj

Gazetamax.mk