GazetaMax
Ballina

Zëvendësministri Rexhepi: Përcaktohet trasa për rrugën Tetovë-Prizren

Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjes njeherit edhe Kryetar i komisionit për përcaktimin e trasës për rrugën Tetovë-Prizren njofton se Qeveria sot miratoi vendimin për përcaktimin e trasës për rrugën Tetovë- Prizren.

Si përfundim nga variantet e paraqitura u konstatua se për pjesën fillestare varianti më i përshtatshëm është varianti që fillon në Tetovë kalon nëpër Kodrën e Diellit deri në vendbanimin Veshallë.

Pjesa e fundit nga vendbanimi Veshallë deri në pjesën në Kosovë kalon përmes një tuneli me gjatësi prej 6.4 km, prej të cilit afërsisht gjysma është në pjesën e vendit tonë dhe gjysma në R.Kosovës.

Realizimin i këtij projekti është me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe mardhëniet mes dy vendeve.

Në cilësine e kryetarit të komisionit shpreh falenderime për kolegët nga Republika e Kosovës për bashkpunimin dhe gatishmërinë e tyre për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të dy vendet.

Related posts

Antigona Bajrami dhe Dj. Merry risjellin super hitin “Na ka qu Dudija një letër”

Gazeta Max

10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

Gazeta Max

Pas të dyzetave është e vështirë të humbasësh kilogramet e tepërta

Gazeta Max