GazetaMax
Lajme

Zgjedhjet lokale në Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë mund të dështojnë sërish

Qytetarët e komunës së Qendër Zhupë, do të duhet të zgjedhin sërish kryetar më 17 prill. Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar nuk u arrit censusi i kërkuar, pra më pak se 1/3 e votuesve të regjistruar e ushtruan të drejtën e votës.

Kryetari i komunës, i cili tani menaxhon komunën si i besueshëm/përfaqësues i Qeverisë, por edhe kandidat për një mandat të ri, mendon se edhe këto zgjedhje ka gjasa të dështojnë. Më shumë se gjysma e popullsisë ka emigruar në Evropën Perëndimore, kryesisht në Itali.

Ibrahimi thotë se më së miri është që zgjedhjet të bëhen gjatë muajit gusht, gjegjësisht në datën 7 apo 14, kur mërgimtarët vijnë në vendlindje. Ata kërkuan nga Qeveria, që ta lejojë një gjë të tillë, por deri më tani nuk ka miratim. Duhen ndryshime ligjore. Në një situatë të ngjashme është edhe komuna e Mavrovës-Rostushes, ku në prill do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

“Kërkesa jonë ishte që censusi të ulet në 25%, që ne mendojmë se aktualisht ka aq. Kërkesa e komunës së Rostushës ka qenë nga aspekti i zgjedhjeve lokale, që të merren rezultatet e regjistrimit, që ka qenë në vazhdim dhe në bazë të atij regjistrimi, të bëhet ndryshimi…”, u shpreh Arjan Ibrahim-Kryetar i Komunës Qendër Zhupa.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha për Alsat se nëse nuk arrihet sërish censusi i zgjedhjeve, atëherë kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të reja për ato komuna, dhe ndërkohë Qeveria do të -emëroj të besueshëm/përfaqësues. Ndryshe, Dashtevski personalisht beson se pragu i kërkuar zgjedhor nuk do të arrihet as në prill.

Related posts

Kamçev tërheqë padinë kundër Zoran Mileski – Kiçeec

Gazetamax.mk

Fëmijët, më të prekur nga viruset

Gazetamax.mk

Ziadin Sela uron besimtarët muslimanë: “Zoti të na begatojë me mirësinë e tij”

Gazetamax.mk