Një lajm i jashtëzakonshëm dhe krenari për fshatin Pirok, Komunën dhe gjithë Maqedoninë e Veriut: i riu Sabri Kurtishi, nxënës i Yahya Kemal College, është pjesë e grupit të finalistëve që po përfaqësojnë vendin në finalen e GENIUS Olympiad 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸🇲🇰🇦🇱
Pas një rrugëtimi të mbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe inovacion, Sabriu së bashku me ekipin e tij arriti të sigurojë një vend mes finalistëve në njërën prej garave më të mëdha ndërkombëtare për projekte të shkollave të mesme në botë.
Nga gjithsej 5,206 nxënës nga 79 vende të botës dhe 37 shtete të SHBA-së, vetëm 965 finalistë kanë arritur të kualifikohen në fazën finale — ndër ta edhe Sabri Kurtishi nga Piroku, duke ngritur lart emrin e vendlindjes dhe të Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare. ⭐
Ky sukses përfaqëson një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe potencialit të të rinjve tanë për të konkurruar mes mendjeve më të ndritura të botës. I urojmë shumë suksese Sabriut dhe gjithë ekipit në këtë sfidë të rëndësishme ndërkombëtare!
