Sonte nata finale e FOLK FEST SHKUP 2026 – Shkupi mirëpret botën në një spektakël të madh folklorik
Pas dy netëve të mbushura me emocione, kulturë dhe art, sonte kulmon edicioni i FOLK FEST SKOPJE 2026 me natën finale, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, me fillim në ora 20:00. Para programit festiv, në ora 19:30, ansamblet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës do të zhvillojnë një defile festive nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke sjellë ngjyrat, kostumet tradicionale dhe ritmet autentike të kulturave të tyre, në një atmosferë miqësie dhe bashkimi. Në këtë edicion, festivali ka bërë bashkë ansamble nga Maqedonia e Veriut, Meksika, Turqia, Polonia, Porto Riko, Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Rumania, Kosova, Paraguai dhe Bosnja e Hercegovina, duke e shndërruar Shkupin në kryeqendrën e folklorit ndërkombëtar. Ftojmë të gjithë qytetarët, mysafirët dhe mediat të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje përmbyllëse, ku tradita, muzika dhe vallja do të bashkojnë kulturat e botës në një skenë të vetme. Ju mirëpresim sonte! 🕢 Defile: Çarshia e Vjetër e Shkupit – 19:30 🕗 Nata finale: Sheshi “Skënderbeu” – 20:00 FOLK FEST SHKUP 2026 – Kur kultura bashkon botën 🌍🎭