Butrint Imeri, këngëtari shqiptar, ka bërë një sfidë interesante.
Ai ka thënë se kush i bën videot më virale në Tik Tok me këngët e reja të albumit të tij, pra, që pëlqehën e shikohen më së shumti, do t’ia dhurojë 100.000 euro.
E një shqiptar, me lejen e prindërve të tre fëmijëve me Sindrom Down, ka realizuar një video me ta në mënyrë që ata t’i fitojnë këto para dhe t’i ndaj nga 33 mijë euro për secilin.
“Unë kam vendosur që, nëse këta engjuj i fitojnë ato 100 mijë euro, do t’ua ndaj të treve në mënyrë të barabartë – secilit do t’i takojnë rreth 33,333.33 euro.
Përveç kësaj, kam edhe një dhuratë të veçantë për këta: gjatë verës do t’i dërgoj në pushime, kudo që ata dëshirojnë!
Hajde të gjithë bashkë t’i përkrahim këta engjuj, sepse e meritojnë çdo të mirë në këtë botë. Zoti i ka bekuar me zemër të bardhë, dashuri dhe mirësi të pafundme. Le t’ua kthejmë me respekt, dashuri dhe mbështetje.
Këta engjëj e meritojnë këtë shpërblim dhe gjithë dashurinë e botës” shkruhet në fund të videos.
Fëmijët e kategorisë së tij nuk janë shumë të socializuar fatëkeqësisht në shoqërinë tonë, prandaj, po t’i fitonin këto para, do ishte një ndihmesë e madhe për ta!
Videon mund ta shihni duke klikuar direkt në link!
https://vt.tiktok.com/ZSCRxfqDK/
