GazetaMax
SPORT

West Ham shton interesimin për Armando Broja

Broja vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të kërkuar në Premier Legaue.
Lojtari i Chelsea nuk do të ketë të ardhme në ‘Stamford Bridge’ dhe do të kërkojë një skuadër ku mund të ketë më shumë minuta në dispozicion.
Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se është skuadra e West Ham ajo që do të bëjë një ofertë për shqiptarin.
Broja gjeti golin nëntë herë në 38 ndeshje me skuadrën e Southampton sezonin e kaluar, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve.
Megjithatë, jo edhe Thomas Tuchel u bind nga lojtari. Ai nuk e ka ftuar Brojan në udhëtimin në ShBA për fazën para-sezonale.
West Ham pritet të nisin një ofertë për lojtarin brenda 72 orëve të ardhshme.

Related posts

E dhimbshme: Van Gaal vuan nga kanceri

e-max

Jose Mourinho shpërthen në lot pasi e dërgoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës – ai mund të futet në histori

e-max

Ronaldo golin e 100-të në Ligën Premier ia dedikon djalit që i vdiq ditë më parë

e-max