GazetaMax
Lajme

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm ishte në fokusin e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës ekselenca e tij Dirk Jan Kop.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe u bisedua për mbështetjen e fuqishme të Holandës dhe ndihmës së ofruar në kontekst të projekteve lidhur me Reformën e Administratës Publike, duke e përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit. U bisedua edhe për projektet e tjera në të cilat MSHIA-ja po punon me përkushtim, siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe mediat.
Ministri Aliti iu falënderua ambasadorit Dirk Jan Kop për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e ofron Mbretëria e Holandës dhe ndarjen e përvojave lidhur me proceset reformuese, duke e theksur angazhimin për një administratë profesionale dhe të depolitizuar.

Related posts

Gjobiten 134 vozitës në Shkup, 15 për tejkalim të shpejtësisë të lejuara

Gazeta Max

Kryetari i EMV tha nëse mund të ketë kufizime të energjisë elektrike

Gazeta Max

Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?

Gazeta Max