GazetaMax
Ballina

Lazim Destani nga Bursa: Bizneset shqiptare kudo që veprojnë duhet të bashkëpunojnë mes vete

Afaristi Lazim Destani është duke marrë pjesë në një vizitë pune në Bursa të Turqisë, ku është takuar edhe me afaristë shqiparë ë këtë qytet.

Në fjalën e tij Destani theksoi rëndësinë e këtij organizimi për bizneset shqiptare atje, teksa tha se Shoqata e Bizneseve Shqiptare që është formuar vetëm disa muaj më parë ishte tejet kontributdhënëse për komunitetin.

“Te afaristët shqiptarë të Bursës unë pashë një organizim shumë të mirë sado që Shoqata e Bizneseve Shqiptare atje ishte themeluar vetëm disa muaj më parë. Ata kishin vullnet të madh bashkëpunimi mes vete ndërsa e potencova se ky takim i yni krijon mundësi bashkëpunimi tashmë mes afaristëve shqiptarë nga Europa dhe bizneseve të bashkëkombësve tanë nga Turqia”, shkroi ai në Facebook.

Afaristi Destani është shprehur se bizneset shqiptare kudo që operojnë duhet të marrin pjesë në takime të tilla dhe të bashkëpunojnë sa më shumë.

“Për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, edhe një herë e falënderoj përzemërsisht Shoqatën e Bizneseve Shqiptare në Turqi – ARNIAD”, shkroi ai më tej.

https://www.facebook.com/destanilazim/posts/775546020603702

Related posts

U pa në qiejt e Europës, çfarë është avioni i “fundit të botës” dhe a duhet të shqetësohemi?

Gazetamax.mk

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

Gazetamax.mk

Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë shënjestrimin e individëve të korruptuar

Gazetamax.mk