GazetaMax
Lajme

Putin e kërcënon Zelensky

Putin po vazhdon me kërcënime.
“Thuaju atyre se do t’i zhduk nga faqja e dheut.” Ky është mesazhi që lideri rus raportohet t’i ketë përcjellë homologut ukrainas përmes oligarkut rus Roman Abramovich.
Times raporton se kjo ishte përgjigja e Vladimir Putinit për një notë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që përmban kushtet e Kievit për marrëveshje paqeje dhe që u dorëzua të mërkurën në Kremlin nga Abramovich.
Abramovich mbërriti në Moskë pas një ndalese në Stamboll. Më pas ai u takua me Zelensky-n pasi kishte marrë pjesë në negociatat e para midis rusëve dhe ukrainasve.
Bëhet fjalë për negociatat gjatë të cilave, në fillim të marsit, ai dyshohet se shfaqi simptoma të dyshimta të helmimit (si dy delegatë ukrainas), nga të cilat duket se është shëruar tashmë.

Related posts

Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani-Baca Sylë, atdhetari që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Gazeta Max

Kostovski po përmbush premtimet: Komuna e Butelit po shndërrohet në një komunë të gjelbër, të pastër dhe të rregulluar mirë

Gazeta Max

Alarmet e rreme për bomba shkaktojnë frikë te fëmijët

Gazeta Max