GazetaMax
Sport

Pronari i ri i Milanit hap thesin, transferon super sulmuesin

Investcorp hap thesin: Milan transferon super sulmuesin.
Problemet e sulmit të Milanit janë amplifikuar shume kete sezon sidomos e fazen e dyte, duke dëshmuar se në ndeshjet e fundit të sezonit golat e sulmuesve kuqezi mund të numërohen me gishtat e njërës dorë (duke perjashtuar vetem Milan-Genoa ku u shenuan 2 gola)
Megjithatë, me ndryshimin e mundshëm të pronësisë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, Milani mund të kete nje revolucion përpara dhe jo vetëm në mbrojtje dhe mesfushe. Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, nëse ndryshimi i pronësisë do të bëhej me sukses, përparësia e Maldinit do të bëhej Sebastien Haller, sulmuesi i Ajax-it me një vlerësim rreth 40 milionë euro.
Klubi kuqezi ka arritur akordin me Sven Botman dhe së shpejti do ta bëjë edhe me Lille për gati 30 mln euro dhe bonuse ndërsa pritet gjithashtu që të zyrtarizohet edhe akordi me Divock Origi nga Liverpool.
Mbrojtësi dhe sulmuesi sipas Gazzetta dello Sport do të jenë dy të parët që do të zbresin në Milanello në verë, ndëra më pas mund t’i ndjekë me shumë mundësi edhe Renato Sanches nga Lille.
Por, duke iu rikthyer sulmuesit kryesor, Ibrahimovic nuk ëshë më në qendër të projektit dhe vetëm pasi të ketë takuar drejtuesit e rinj arabë do të merret vendim. Ideja është që të vijë një bomber dhe Haller duket profili i duhur, duke ditur dhe se në një farë mënyre Scammacca mbetet ashtu sikurse edhe ëndrra Nunez nga Benfica.
Haller ka shenuar sivjet deri tani 33 gola dhe dhuruar 11 asist mes Kampionatit dhe Champions League. Sulmuesi i Bregut te Fildishte em origjine franceze do te ishte nje terminal perfekt dhe mosha e tij vetem 27 vjec e ben gjithashtu ne perputhje me projektin kuqezi.

Related posts

Romagnoli te Lazio, dalin detaje të reja

Gazetamax.mk

Roma afër marrëveshjes me këtë lojtar

Gazetamax.mk

Tragjedi në futboll, ndërron jetë futbollisti 13 vjeçar

Gazetamax.mk