GazetaMax
Lajme

ARM do merr pjesë në grupin luftarak të NATO në Bullgari dhe Rumani

Shkup, 6 shtator – Në takimin e sotëm, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, pas prezantimit të informacioneve për nevojën e dërgimit të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në grupin luftarak të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e Rumanisë, qeveria mori vendime të veçanta për dërgimin e njësive të ushtrisë në të dy vendet.

“Detyra e grupit luftarak të NATO-s është, si pjesë e aktiviteteve të vigjilencës së shtuar të NATO-s (NATO enhanced Vigilance Activities – NATO eVA), të forcojë mbrojtjen e kufijve lindorë të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe në Republikën e Rumanisë, informojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se realizimi i aktiviteteve forcon partneritetin dhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve të tjerë në kuadër të NATO-s dhe njëkohësisht ndikon në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, Rumaninë, me SHBA-në, si dhe si me aleatët e tjerë dhe kombet e tjera, që do të kontribuojë në grupin e betejës me personel dhe pajisje.

Related posts

Nënat me dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përgjithmonë nga tatimi mbi të ardhurat

Gazeta Max

Seanca për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vazhdon nesër

Gazeta Max

Ahmeti rrëfehet për n’Demos: Në prill të ‘89 u mbajt konferenca në Divjakë, fillet e organizimit për rezistencë aktive

Gazeta Max