GazetaMax
Lajme

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Policia ka njoftuar ditën e djeshme se në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren janë gjetur mbetje mortore. Sipas policisë, disa punëtorë kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Policia dyshon se mbetjet mortore mund ti përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet janë dërguar në njësinë e krimeve të luftës.

Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.

Related posts

Strategjia nacionale për anti-korrupsion, Ivanovska: Furnizimet publike kryesojnë me korrupsion

Gazeta Max

Si për disa muaj Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë inkasuar gjysmë milioni euro për shërbime juridike nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”?

Gazeta Max

Kovaçki: Kovaçevski ka dezertuar nga konflikti ushtarak i vitit 2001

Gazeta Max