GazetaMax
Lifestyle

Karolina Bielawska nga Polonia fiton Miss World 2021

Karolina Biewleska, nga Polonia, është kurorëzuar Miss World 2021, në edicionin e 70 të paradës së bukurisë, organizuar në San Juan, të Porto Rikos.

Eventi i organizuar për në dhjetor të vitit të shkuar, u shty për shkak të valës së re të koronavirusit dhe variantit Omicron, në fund të vitit 2021, me vetë konkurrentet nga e gjithë bota, por edhe stafet e tyre, që rezultuan pozitive me Covid-19.

 

Kjo është hera e dytë që një përfaqësuese e Polonisë fiton kurorën e më të bukurës së botës, pas Aneta Kreglicka, që fitoi në 1989. 23-vjeçarja e zgjedhur Miss Polonia në vitin 2020, pasi vjet konkursi i bukurisë nuk u mbajt për shkak të pandemisë, përfaqësoi vendin e saj mes 97 bukurosheve nga 4 kontinente dhe biondina u zgjodh si më e bukura e botës.

Karolina është një modele prej moshës 14-vjeçare dhe merr pjesë çdo vit në javët e modës në Milano, Paris e Nju-Jork. E diplomuar në menaxhim biznesi, 23-vjeçarja shpreson që një ditë të jetë një prezantuese televizive, ndërsa pasion, ashtu si të rinjtë e moshës së saj, ka udhëtimet e aventurat.

 

Related posts

Kris Kolo freskia më unike e Kënga Magjike 2022

Gazetamax.mk

Në moshën 46-vjeçare vdes aktorja e njohur

Gazetamax.mk

Njihuni me binjakët futbollistë, 15 vjeçarët yje në futboll

Gazetamax.mk