Ndërron jetë Sahit Jashari, komandanti nga Prekazi i Skenderajt, një nga themeluesit e UÇK-së
Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci. Postimi i plotë i Arbër Gecit: Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut. Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.